Liga e golave
Nëse dita e mirë shihet në mëngjes, atëherë gjatë këtij sezoni do të shohim një edicion të Ligës së Kampionëve, përplot me gola. Në asnjërën prej ndeshjeve të para që shënuan nisjen e fazës së grupeve të garës elite të klubeve evropiane, nuk u realizuan më pak se dy gola. Në mbrëmjen e parë, skuadrat…
Sport
Nëse dita e mirë shihet në mëngjes, atëherë gjatë këtij sezoni do të shohim një edicion të Ligës së Kampionëve, përplot me gola.
Në asnjërën prej ndeshjeve të para që shënuan nisjen e fazës së grupeve të garës elite të klubeve evropiane, nuk u realizuan më pak se dy gola.
Në mbrëmjen e parë, skuadrat u treguan mjaft efikase dhe realizuan 30 gola, nga tetë ndeshje, mesatarisht 3.75 gola për ndeshje.
Për këtë mesatare të lartë kontribuuan ndeshjet mes Galatasarayt dhe Real Madridit (1:6), Manchester Unitedit kundër Bayer Leverkusenit (4:2) dhe Olympiakos – PSG (1:4).
Për statistikë të mirë u përkujdes edhe kampioni në fuqi Bayern Munich që mposhti CSKA Moskën, 3:0.