Gjithçka më lehtë me Ozilin
Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud ka thënë se ardhja e Mesut Ozilit në klub ka bërë gjithçka më të lehtë për gjigantin londinez. Francezi ka nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyeshme duke shënuar në secilën prej katër ndeshjeve të deritashme në Premierligë. Goli i tij i fundit kundër Sunderlandit të shtunën erdhi pas asistimit të…
Sport
Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud ka thënë se ardhja e Mesut Ozilit në klub ka bërë gjithçka më të lehtë për gjigantin londinez.
Francezi ka nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyeshme duke shënuar në secilën prej katër ndeshjeve të deritashme në Premierligë.
Goli i tij i fundit kundër Sunderlandit të shtunën erdhi pas asistimit të Ozilit, në debutimin e tij pas ardhjes në klub në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës nga Real Madrid.
Giroud ka lavdëruar bashkëlojtarin e ri dhe kontributin e tij të menjëhershëm në ekip.
“Gjithçka është më e lehte me të. Ai gjithmonë luan në mënyrën e duhur, asgjë më tepër. Ai është fantastik, ka prekje të mahnitshme dhe shumë lehtë është ta gjejmë njëri tjetrin, sidomos në çerekun e fundit të fushës”, deklaroi Giroud për webfaqen zyrtare të Arsenalit.