Casillas, titullar pas 238 ditësh
Pas 238 ditësh mungese, Iker Casillas sonte do të kthehet në formacionin bazë të Real Madridit në duelin në udhëtim te Galatasaray në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve. Ikona e gjigantit spanjoll humbi statusin e titullarit pas lëndimit që pësoi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar kur ish trajneri Jose…
Sport
Pas 238 ditësh mungese, Iker Casillas sonte do të kthehet në formacionin bazë të Real Madridit në duelin në udhëtim te Galatasaray në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve.
Ikona e gjigantit spanjoll humbi statusin e titullarit pas lëndimit që pësoi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar kur ish trajneri Jose Mourinho e angazhoi Diego Lopezin dhe ia besoi atij portën deri në fund të edicionit.
Mourinho u largua drejt Chelseat dhe në vend të tij erdhi Carlo Ancelotti, por statusi i Casillasit nuk ndryshoi. Ai ka qenë rezervist në secilën prej katër ndeshjeve të para në edicionin e ri të La Ligës, por italiani ka njoftuar se do ta aktivizojë atë nga minuta e parë në përballjen kundër Galatasarayt.
Dhe, nëse paraqitet mirë ai do të vazhdojë me këtë politikë, Casillas do të mbrojë në Ligën e Kampionëve kurse Lopez në La Ligë.