Dëshirat e Nikolicit
Tomislav Nikolic e do edhe integrimin europian, edhe Kosovën. Ai i tha Shefit të Diplomacisë së Finalndës se Serbia nuk mund të mbijetojë pa Kosovën.
Lajme
Serbia e Presidentit Tomislav Nikolic nuk mundet të funksionojë pa Brukselin dhe Kosovën.
Kreu i shtetit serb i ka thënë Ministrit Finlandez të Punëve të Jashtme Erkki Tuomioja se Serbia po punon intensivisht në procesin e integrimeve europiane, por çdo bisedim ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe çdo shenjë e vullnetit për të arritur kompromis po shihet nga Shqipëria si njohje e pavarësisë së Kosovës, raporton Tanjug.
“Serbia është e vetëdijshme se e ka të vështirë të mbijetojë pa anëtarësim në Bashkimin Europian, por është gjithashtu e vetëdijshme se nuk mund të mbijetojë pa Kosovën”, ka thënë Nikolic.
“Në ndërmjetësimin në dialogun Beograd- Prishtinë, BE po përballet me dy palë të cilat kanë pikëpamje të ndryshme për situatën, pasi që njëra e sheh atë si autonomi për Kosovën dhe po përpiqet t’i mbrojë interesat nacionale, përderisa pala tjetër e sheh këtë situatë si Kosovë të pavarur”.