Uron Edin Kryeministër
Hashim Thaçi ka uruar Edi Ramën në ditën e parë të punës së tij si Kryeministër i Shqipërisë. Thotë se agjenda europiane është agjendë e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës.
Lajme
Një ditë pasi është votuar në Kuvend dhe është betuar para Presidentit të Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama ka marrë një telegram urimi nga homologu i tij kosovar Hashim Thaçi.
Thaçi, i cili ka takuar Ramën në fundjavë në Prishtinë, i ka shprehur shpreh të sapovotuarit “përgëzimet më të sinqerta” në ditën e parë të punës si Kryeministër.
“Dua të shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tim që bashkëpunimi mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë të thellohet dhe të konsolidohet edhe më tej, me theks të veçantë në fushën e zhvillimit ekonomik, të edukimit, të kulturës dhe në të gjitha sferat e bashkëpunimit ndërshtetëror”.
“Agjenda e përbashkët e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë është agjenda europiane e integrimit, prandaj jam thellësisht i bindur se bashkëpunimi mes dy qeverive tona do të ndihmojë në europianizimin e plotë jo vetëm të vendeve tona, por edhe të rajonit në tërësi”.