Kënga e tifozëve për Januzajn
Adnan Januzaj shkëlqeu sërish për Manchester Unitedin të shtunën, kur shënoi gol pas një veprimi magjik me çka e shmangu një mbrojtës të West Ham Unitedit dhe realizoi golin e dytë në fitoren 3:1 të kampionit të Premierligës në Old Trafford. Dhe, nuk duhet të çuditeni se tifozët e Unitedit janë të kënaqur me depërtimin…
Sport
Adnan Januzaj shkëlqeu sërish për Manchester Unitedin të shtunën, kur shënoi gol pas një veprimi magjik me çka e shmangu një mbrojtës të West Ham Unitedit dhe realizoi golin e dytë në fitoren 3:1 të kampionit të Premierligës në Old Trafford.
Dhe, nuk duhet të çuditeni se tifozët e Unitedit janë të kënaqur me depërtimin e tij këtë edicion dhe paraqitjet mbresëlënëse nga kosovari.
Për nder të tij, ata kanë përgatitur një këngë të re për Januzajn, që këndohet nën melodinë e “Ooh Wakka-Doo-Wakka-Day” nga Gilbert O’Sullivan.
Origjinali i tekstit:
“I want to tell you, I might as well do,
About a boy who do anything,
He comes from Belgium, his name is Adnan,
Januzaj, Januzaj, Januzaj”