Gjermania pret marrëveshje për gjyqësorin
Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, d, tha se Gjermania pret që Serbia dhe Kosova të arrijnë marrëveshje për gjyqësorin, i cili është kushti i fundit për caktimin e datës së bisedimeve midis Serbisë dhe Bashkimit Europian.
Lajme
Gjermania kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që të arrijnë marrëveshje për çështjen e gjykatave, në takimin e nesërm në Bruksel.
Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, pas takimit me Zëvendëskryeministrin serb, Aleksandar Vucic në Beograd, tha se Gjermania pret që Serbia dhe Kosova të arrijnë marrëveshje për gjyqësorin, i cili është kushti i fundit për caktimin e datës së bisedimeve midis Serbisë dhe Bashkimit Europian.
“Çështja më e madhe, e cila është ende e hapur sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, është gjyqësori”.
“Nga të dyja palët, Beogradi dhe Prishtina, presim zgjidhje të premten. Siç e dini, kjo do të ndikojë në vendimin që do të marrim në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive më 20 dhjetor, kur vendoset për datën konkrete të hapjes së negociatave të Serbisë me BE-në”, ka thënë Beyer në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
Të premten, kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, do të zhvillojnë një rreth të ri bisedimesh në Bruksel.