Eto’o e ka ftohtë

Kur futbolli anglez transferon një yll të madh nga një shtet i huaj, shpeshherë ata duhet të adaptohen me ditët e ftohta të dimrit në vende si Stoke. Sulmuesi i ri i Chelseas, Samuel Eto’o mori me vete në bankën e rezervistëve dy ‘shishe’ me ujë të nxehtë. Sulmuesi është rikthyer në ekipin e Chelseas…

Sport

07/12/2013 15:57

Kur futbolli anglez transferon një yll të madh nga një shtet i huaj, shpeshherë ata duhet të adaptohen me ditët e ftohta të dimrit në vende si Stoke.

Sulmuesi i ri i Chelseas, Samuel Eto’o mori me vete në bankën e rezervistëve dy ‘shishe’ me ujë të nxehtë.

Sulmuesi është rikthyer në ekipin e Chelseas pas lëndimit, dhe është në dispozicion për duelin në Britannia Stadium ku erdhi i përgatitur për t’i rezistuar të ftohtit me një xhaketë të dimrit dhe ujin e nxehtë me vete.

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho do të shpresojë që këmbët e kamerunasit të jenë të nxehta nëse ka nevojë për to në vazhdim të takimit pasi pjesa e parë përfundoi në barazim 1:1.