Obama: SHBA gati, nëse plani rus dështon

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama të martën mrëma paralajmëroi se ushtria amerikane do të jetë gati të intervenojë në Siri nëse rusët dështojnë me planin e tyre diplomatik për sigurimin dhe shkatërrimin e armëve kimike të Bashar al-Assad. “Unë kam urdhëruar ushtrinë tonë për të bërë presion mbi Assad-in dhe të…

Bota

11/09/2013 10:58

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama të martën mrëma paralajmëroi se ushtria amerikane do të jetë gati të intervenojë në Siri nëse rusët dështojnë me planin e tyre diplomatik për sigurimin dhe shkatërrimin e armëve kimike të Bashar al-Assad.

“Unë kam urdhëruar ushtrinë tonë për të bërë presion mbi Assad-in dhe të jenë në pozicion të intervenojnë nëse diplomacia dështon”, tha Obama në një fjalim formal drejtuar vendit nga Shtëpia e Bardhë.

Por Obama, kur është fjala për rrotullimet në politikën e tij të ngatërruar dhe jopopullore ndaj Sirisë, nuk ka përcaktuar ndonjë kornizë kohore nëse qasja e Moskës do të ketë sukses.

“Qeveria ruse ka treguar një gatishmëri për t’u bashkuar me komunitetin ndërkombëtar për nxitjen e Assad-it që të heq dorë nga armët e tij kimike”, tha ai. “Është shumë herët të themi nëse kjo ofertë do të ketë sukses, dhe çdo marrëveshje duhet të sigurojë që Assad-i mban premtimet e veta”.

“Por kjo nismë ka potencialin për të hequr dorë nga përdorimi i armëve kimike pa përdorur forcën”.

“Unë i kam pyetur për këtë arsye udhëheqësit e Kongresit për të shtyrë votimin që do të autorizonte përdorimin e forcës, përderisa ne ndjekim këtë rrugë diplomatike”, tha ai.

Presidenti tha se ai kishte folur me presidentin francez François Hollande dhe kryeministrin britanik David Cameron, dhe se sekretari i shtetit John Kerry do të takohet të enjten me homologun e tij rus, Sergej Lavrov.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca do të punojnë me Rusinë dhe Kinën –  të cilat kanë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-  për të vepruar në Siri – për të përpiluar një rezolutë që i kërkon Assad’it “të heqë dorë nga armët e tij kimike, dhe në fund të fundit të shkatërrohen armët e tyre nën kontrollin ndërkombëtar”.

Mes shqetësimeve se Assad mund të dalë më i fortë nga ballafaqimi me Shtetet e Bashkuara, Obama nuk ritheksoi politikën e tij të gjatë që lideri sirian do të mund të qëndrojë në pushtet. Në vend të kësaj, ai përsëriti vërejtjen e tij se “ushtria e Shteteve të Bashkuara nuk bën shpuarje me gjilpërë”.

“Unë nuk mendoj se ne duhet ta heqim edhe një tjetër diktator me forcë. Ne mësuam nga Iraku se duke bërë kështu, ne na bën përgjegjës për të gjitha që vinë më pas”, tha ai. “Ne nuk mund ta zgjidhim luftën civile të dikujt tjetër përmes forcës”.

Por ai sinjalizoi për herë të parë se çdo sirian që kundër-godet pas sulmeve amerikane mund t’i kushtojë me jetë Assad-it.

“As Assad e as aleatët e tij nuk kanë ndonjë interes në përshkallëzimin që do të çonte në vdekjen e tij”, paralajmëroi Obama.