Barazojnë Roma dhe Interi
Roma nga seria e fitoreve ka hyrë në seri të barazimeve. Giallorossët, pas dhjetë fitoreve rresht, pësuan barazimin e katërt të njëpasnjëshëm duke luajtur 1:1 në udhëtim te Atalanta në kuadër të xhiros së 14’të në Serie A. Davide Brivio e kaloi Atalantan në epërsi në minutën e 51-të, mirëpo një pikë Romës ia siguroi…
Sport
Roma nga seria e fitoreve ka hyrë në seri të barazimeve. Giallorossët, pas dhjetë fitoreve rresht, pësuan barazimin e katërt të njëpasnjëshëm duke luajtur 1:1 në udhëtim te Atalanta në kuadër të xhiros së 14’të në Serie A.
Davide Brivio e kaloi Atalantan në epërsi në minutën e 51-të, mirëpo një pikë Romës ia siguroi mesfushori Kevin Strootman me golin e tij në minutat shtesë.
Me vetëm një pikë u ngushëllua edhe Inter që në duelin e parë si nikoqir me Erick Thohirin si president, u ndal krejt në fund në barazim 1:1 kundër Sampdorias.
Fredy Guardin i kaloi Nerazzurrët në epërsi në minutën e 18’të por mysafirët nxorën një pikë falë golit nga Fernandes Garcia Renan në minutën e 89’të.
Roma është barazuar me pikë me liderin Juventus që sonte takohet me Udinesen kurse Inter gjendet në kuotën e 27 pikëve, shtatë më pak nga kreu.