Demichelis, çfarë fati i keq
Erdhi gjatë afatit kalimtar të verës për të zgjidhur problemet e Manchester Cityt në mbrojtje, por Martin Demichelis pësoi një lëndim në gju dhe do të mungojë për gjashtë javë. Manchester City ka konfirmuar se përforcimi i ri Martin Demichelis do të mungojë për rreth gjashtë javë për shkak të një lëndimi të gjurit që…
Sport
Erdhi gjatë afatit kalimtar të verës për të zgjidhur problemet e Manchester Cityt në mbrojtje, por Martin Demichelis pësoi një lëndim në gju dhe do të mungojë për gjashtë javë.
Manchester City ka konfirmuar se përforcimi i ri Martin Demichelis do të mungojë për rreth gjashtë javë për shkak të një lëndimi të gjurit që pësoi në stërvitje.
Mbrojtësi erdhi në Eastlands nga Atletico Madrid në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës dhe nënshkroi kontratë dyvjeçare me ekipin e trajnerit Manuel Pellegrini.
Mirëpo, 32-vjeçari ka pësuar një dëmtim ende pa iu dhënë rasti të luajë. Lëndimi i Demichelisit do t’i shtojë problemet e Pellegrinit më mbrojtje pasi kapiteni Vincent Kompany dhe Micah Richards vazhdojnë të mos jenë në dispozicion po ashtu për shkak të dëmtimeve.