Robben refuzoi penalltinë
Arjen Robben është ende i hidhëruar me Pep Guardiolën që nuk e lejoi të ekzekutonte një penallti në duelin kundër Mainzit në fundjavë, sa që e refuzoi një të tillë në fitoren e Bayern Munichut ndaj Viktoria Plzenit 5-0, në Ligën e Kampionëve të mërkurën. Strategu i gjigantit bavarez e parandaloi mesfushorin holandez nga ekzekutimi…
Sport
Arjen Robben është ende i hidhëruar me Pep Guardiolën që nuk e lejoi të ekzekutonte një penallti në duelin kundër Mainzit në fundjavë, sa që e refuzoi një të tillë në fitoren e Bayern Munichut ndaj Viktoria Plzenit 5-0, në Ligën e Kampionëve të mërkurën.
Strategu i gjigantit bavarez e parandaloi mesfushorin holandez nga ekzekutimi i penalltisë në fitoren 4-1 ndaj Mainzit të shtunën duke ia dhënë detyrën Thomas Mullerit. Por, të mërkurën, ai bëri thirrje që 29-vjeçari ta ekzekutonte penalltinë.
Mirëpo, Robben e tundi kokën dhe bëri me gisht në shenjë të refuzimit, dhe në skenë doli Franck Ribery i cili realizoi të parin nga dy golat e tij kundër skuadrës çeke.
“Futbollistët deshën që Franck të godiste, por ai është ende i hidhëruar pak sa për shkak të asaj që ndodhi të shtunën”, deklaroi Ribery.
Kurse, Guardiola u shpreh: “Po, Robben u desh ta ekzekutonte. Pse nuk e bëri, nuk e di. Më pëlqejnë futbollistët që duan t’i godasin penalltitë. Arjen ka personalitet, por ekipi e di pse Muller ishte ai që e ekzekutoi të shtunën”.