Andin Hoti: Historia e luftës çlirimtare nuk mund të rishkruhet

Ministri i Punës dhe Vlerave të Luftës, Andin Hoti, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet nesër, më 12 shtator, në Prishtinë. Përmes një postimi, Hoti ka deklaruar se marshi do t’i kushtohet lirisë, drejtësisë dhe, siç shprehet ai, “të vërtetës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.…

Lajme

11/09/2026 23:03

Ministri i Punës dhe Vlerave të Luftës, Andin Hoti, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet nesër, më 12 shtator, në Prishtinë.

Përmes një postimi, Hoti ka deklaruar se marshi do t’i kushtohet lirisë, drejtësisë dhe, siç shprehet ai, “të vërtetës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Historia e luftës çlirimtare nuk mund të rishkruhet”, ka shkruar Hoti.

Ai ka theksuar se për popullin e Kosovës UÇK-ja përfaqëson “themelin e lirisë dhe të shtetit tonë”, ndërsa ka përmendur 12 qershorin 1999 dhe 17 shkurtin 2008 si data që, sipas tij, përbëjnë momente vendimtare në historinë e Kosovës.

“Bashkë, në Marshin për Liri!”, ka përfunduar Hoti thirrjen e tij.