“Zero tolerancë” në komunikacion, Policia sekuestron gjashtë motoçikleta në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 10 shtator, në Pejë janë sekuestruar gjashtë motoçikleta për kundërvajtje në komunikacion. Sekuestrimi është kryer nga Njësia e Trafikut për Qytet e Stacionit Policor në Pejë, në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla”, i cili do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Sipas Policisë, motoçikletat…

Lajme

10/09/2026 16:12

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 10 shtator, në Pejë janë sekuestruar gjashtë motoçikleta për kundërvajtje në komunikacion.

Sekuestrimi është kryer nga Njësia e Trafikut për Qytet e Stacionit Policor në Pejë, në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla”, i cili do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Sipas Policisë, motoçikletat janë sekuestruar për shkak të kundërvajtjeve, përfshirë: drejtimin e motoçikletës pa patentë shoferi, drejtimin e motoçikletës pa regjistrim, drejtimin pa helmetë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se aktivitetet në terren do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të aksidenteve.

Policia ka paralajmëruar “zero tolerancë” ndaj të gjithë kundërvajtësve në komunikacion.