Policia kontrolloi vendin prej disa orësh, pamje të tjera brenda objektit të ish-shkollës Teknike në Obiliq
Policia e Kosovës ka qëndruar për disa orë në objektin e ish-Shkollës Teknike në Obiliq, pas gjetjeve të pazakonta të raportuara në ambientet e saj. Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë ekzaminuar hapësirat e objektit, përfshirë edhe pjesët e bodrumit ku janë hasur disa sende dhe një gropë e madhe, raporton lajmi.net Në ndërkohë, Lajmi.net ka…
Lajme
Policia e Kosovës ka qëndruar për disa orë në objektin e ish-Shkollës Teknike në Obiliq, pas gjetjeve të pazakonta të raportuara në ambientet e saj.
Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë ekzaminuar hapësirat e objektit, përfshirë edhe pjesët e bodrumit ku janë hasur disa sende dhe një gropë e madhe, raporton lajmi.net
Në ndërkohë, Lajmi.net ka siguruar edhe pamje të tjera nga brendësia e objektit, të cilat tregojnë gjendjen e ambienteve pas lirimit të tij nga uzurpimi shumëvjeçar.
Siç është bërë e ditur më herët, në rast pritet të përfshihen edhe ekipet që merren me hetimin e krimeve të luftës, për të verifikuar nëse gjetjet kanë ndonjë lidhje me periudhën e luftës së fundit në Kosovë./Lajmi.net/