Labinot Rexha flet për incidentin në Rahovec: Nëna ime ka pësuar ankth
Këngëtari, Labinot Rexha ka folur ekskluzivisht në “Kosova Today” rreth sulmit që pretendoi ai që pati sot nga tre persona në Rahovec. Ai tregoi hap pas hapi se pse dhe si ka ndodhur incidenti. “Në kohën para luftës, babai im ka liruar një komshiu, kanë liruar pasi pllacin e ka pasur shumë të ngushtë, kanë…
ShowBiz
Këngëtari, Labinot Rexha ka folur ekskluzivisht në “Kosova Today” rreth sulmit që pretendoi ai që pati sot nga tre persona në Rahovec.
Ai tregoi hap pas hapi se pse dhe si ka ndodhur incidenti.
“Në kohën para luftës, babai im ka liruar një komshiu, kanë liruar pasi pllacin e ka pasur shumë të ngushtë, kanë bashkuar rrugën që të jenë të përbashkët. Dhe ja pasojat kur të vjetrit bëjnë pa shkrim, dhe ndodhin gjërat sot e kësaj dite. Nga ata e kam blerë një truall dy ari e gjysmë, e kam rregulluar edhe muret e shtëpisë së tyre, edhe rrymën, të gjitha. Tani ai ka nisur mbi murin tim të bëjë garazhin, dhe një shtëpi, pra vazhdimin e shtëpisë, pa lejen time. I kam mbyllur sytë dhe kam thënë hajt se komshiu”, u shpreh Rexha në Klan Kosova.
“Kam vërejtur që edhe unë kam ikur te ai nga 6 metra katror, por në ndërkohë edhe unë ia kam paguar atë para shumë viteve. Këtu ku e ka liruar babai im, është nëna ime pronare, kurse ku ata e kanë liruar, jam edhe unë bashkëpronar me ata. Sa po e shoh, kur mbesin pa para ata, na ngacmojnë, e sulmojnë nënë time me fjalët më të rënda, dhe sigurisht pas Big-ut kam pasur shumë fansa që vinin për të bërë foto, dhe vinin i pengonin njerëzit”, tha ai.
Sipas tij, pesë ose gjashtë persona e sulmuan atë dhe nënën e tij.
“Tre meshkuj dhe dy gra e sulmuan nënën time, dhe unë ndërhyra. Kur ndërhyra njëri më goditi te syri, dhe unë qesha. Ju e dini që unë jam sportist, por sporti nuk është për komshi e rrugë. Po ashtu e kanë sulmuar edhe çikën e xhaxhait, Arjetën. Nëna ime është në një moshë, dhe ka marrë shumë ankth”, u shpreh Rexha në “Kosova Today”.
Ndër të tjera, Labi pretendoi se të njëjtit e kanë kërcënuar edhe me jetë.