Bayern i ofron klauzolë lirimi Olises, Liverpooli dhe Reali në garë
Bayern Munich po përgatitet për të ardhmen e Michael Olises, teksa gjiganti gjerman pritet të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës së francezit brenda 12 muajve të ardhshëm. Sipas raportimeve të fundit, Bayern mund t’i ofrojë Olises një kontratë të re që do të përfshijë edhe një klauzolë lirimi, në një përpjekje për të ruajtur…
Sport
Bayern Munich po përgatitet për të ardhmen e Michael Olises, teksa gjiganti gjerman pritet të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës së francezit brenda 12 muajve të ardhshëm.
Sipas raportimeve të fundit, Bayern mund t’i ofrojë Olises një kontratë të re që do të përfshijë edhe një klauzolë lirimi, në një përpjekje për të ruajtur kontrollin mbi të ardhmen e yllit francez.
Olise aktualisht ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2029, por interesimi nga klubet më të mëdha evropiane ka bërë që drejtuesit e Bayernit të mendojnë për një marrëveshje të re.
Liverpooli është ndër klubet që e monitorojnë situatën e 24-vjeçarit, ndërsa edhe Real Madridi është përmendur si një tjetër destinacion i mundshëm për të ardhmen e tij.
Megjithatë, nëse Bayern vendos të përfshijë një klauzolë lirimi në kontratën e re, ajo pritet të jetë jashtëzakonisht e lartë. Sipas Christian Falk, shifrat e përfolura mund të shkojnë deri në 150, 200 apo edhe 250 milionë euro, në mënyrë që bavarezët të jenë të mbrojtur financiarisht në rast se ndonjë klub vendos ta aktivizojë atë.
Olise është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të Bayernit që prej transferimit të tij nga Crystal Palace në vitin 2024, ndërsa kontrata aktuale e mban në Mynih deri në vitin 2029.
Pavarësisht interesimit nga jashtë, raportimet e fundit bëjnë të ditur se Olise është i kënaqur në Mynih dhe nuk ka shtyrë për një largim gjatë merkatos së fundit.