Haradinaj viziton OVL-UÇK-në: Liri për Çlirimtarët, i presim në Kosovë

Ramush Haradinaj, ka vizituar sot selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku është takuar me udhëheqjen e saj, në krye me Hysni Gucatin. Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë takimit ka pranuar nga OVL-UÇK-ja flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Pata kënaqësinë që sot të isha në selinë e OVL-UÇK-së, ku…

Lajme

02/09/2026 12:32

Ramush Haradinaj, ka vizituar sot selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku është takuar me udhëheqjen e saj, në krye me Hysni Gucatin.

Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë takimit ka pranuar nga OVL-UÇK-ja flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pata kënaqësinë që sot të isha në selinë e OVL-UÇK-së, ku takova udhëheqjen e saj, në krye me kryetarin Hysni Gucatin. Me respekt pranova nga ta flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund të postimit, ai ka përcjellë mesazhin: “Liri për Çlirimtarët. I presim në Kosovë.”