Studentët i dorëzojnë deklaratë BE-së për procesin gjyqësor ndaj çlirimtarëve
Përfaqësuesit e organizatave studentore të të gjitha universiteteve publike në Kosovë do të zhvillojnë një aktivitet para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë. Aktiviteti do të mbahet këtë të mërkurë në ora 13:30. Ata do t’ua dorëzojnë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian edhe një deklaratë të përbashkët lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të…
Lajme
Përfaqësuesit e organizatave studentore të të gjitha universiteteve publike në Kosovë do të zhvillojnë një aktivitet para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Aktiviteti do të mbahet këtë të mërkurë në ora 13:30.
Ata do t’ua dorëzojnë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian edhe një deklaratë të përbashkët lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.