Vodhi një kamerë në një xhami dhe një biçikletë në një rast tjetër – Arrestohet i dyshuari në Vushtrri
Policia e Kosovës në Vushtrri, ka arritur të identifikoj dhe arrestoj një person të dyshuar për vjedhje në dy raste. Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme dhe provave të siguruara gjatë hetimeve, se gjatë muajit gusht 2026, në dy raste të ndryshme, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën…
Lajme
Policia e Kosovës në Vushtrri, ka arritur të identifikoj dhe arrestoj një person të dyshuar për vjedhje në dy raste.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme dhe provave të siguruara gjatë hetimeve, se gjatë muajit gusht 2026, në dy raste të ndryshme, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje”.
Në njërin rast, cak i vjedhjes ka qenë një objekt fetar – xhami, nga ku dyshohet se është vjedhur një kamerë sigurie, ndërsa në rastin tjetër është raportuar vjedhja e një biçiklete.
Disa nga sendet e vjedhura janë gjetur dhe u janë kthyer pronarëve të tyre.
Pas intervistimit, i dyshuari, në konsultim me prokurorin kompetent, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastet janë duke vazhduar. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: