Ymeri: Nuk e votoj zgjatjen e pushtetit të komprometuar dhe antikombëtar të Kurtit pavarësisht pasojave për pozitën time në parti
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri e cila është edhe një ndër gjashtë deputetët e kësaj partie që nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për President, ka dal me një reagim në rrjetin social Facebook. Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Albin Kurti është argat i mafisë energjetike dhe sot ka…
Lajme
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri e cila është edhe një ndër gjashtë deputetët e kësaj partie që nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për President, ka dal me një reagim në rrjetin social Facebook.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Albin Kurti është argat i mafisë energjetike dhe sot ka thënë se me të gjitha pasojat për pozitën e saj brenda partisë, ka vendosur të mos e votoj zgjatjen e pushtetit të Kurtit të cilin e ka quajtur të komprometuar dhe antikombëtar.
“Kandidati për President, në anën tjetër, nuk kishte as profil e as pavarësi që të sillte balancë pushteti dhe forcë ndaj kapjes nga Vetëvendosja. Shpresë ka kur njerëzit vendosin për një të ardhme më të mirë, dhe kjo ditë duhet të jetë e tillë. Do të qëndrojmë për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Për Republikën tonë!”, ka shtuar Ymeri. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: