Kurti e uron 1 Shtatorin, thotë se qeveria e tij po punon që arsimi të jetë cilësor, përkundër që rezultatet e testit PISA janë katastrofë prej që ka ardhur në krye të shtetit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor. Në postimin e bërë, Kurti pretendoi se ai dhe qeveria e tij janë duke punuar vazhdimisht që arsimi të jetë cilësor në vend, transmeton lajmi.net. Ky pretendim i Kurtit bie pak ndesh me realitetin, pasi që nga ardhja e tij në…

Lajme

01/09/2026 17:50

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor.

Në postimin e bërë, Kurti pretendoi se ai dhe qeveria e tij janë duke punuar vazhdimisht që arsimi të jetë cilësor në vend, transmeton lajmi.net.

Ky pretendim i Kurtit bie pak ndesh me realitetin, pasi që nga ardhja e tij në pushtet, Kosova s’ka pasur asnjë përmirësim në testin PISA.

Përkundrazi, Kurti ndër vite ka pasur përplasje të ashpra me Sindikatën e Arsimit dhe i ka refuzuar kategorikisht kërkesën për rritje të pagave.

Postimi i plotë: 
1 Shtatori është ditë e fillimeve të reja dhe ribashkimit te dija, kujtimet dhe shoqëria. Rreth 1000 shkolla amë dhe paralele të tyre të ndara, hapën dyert sot për një vit të ri shkollor për rreth 266 mijë nxënës të klasave 1-12.
Edhe këtë shtator veçanërisht urojmë fëmijët që për herë të parë ulen në bankat shkollore, aty ku do të nxënë mësimet dhe shoqëritë e para, që do t’i përcjellin e kujtojnë tërë jetën. Urojmë prindërit që i shoqërojnë me shpresë e krenari dhe falënderojmë mësimdhënësit për punën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm.
Po punojmë vazhdimisht që arsimi të jetë cilësor, që edukon, shkollon dhe përgatit për përmbushjen e ëndrrave, synimeve dhe potencialit të fëmijëve dhe rinisë sonë, andaj që zhvillon, ngrit dhe përparon vendin dhe shoqërinë tonë. Shkollat si institucione dhe mësimdhënëset e mësimdhënësit si autoritete le të angazhohen me zell që nga dita e parë për të dhënë mësime që tejkalojnë njësitë mësimore, të promovojnë kulturën e leximit, nxisin kureshtjen, pasionin e imagjinatën dhe rrisin synimet e fëmijëve për të ardhmen.
Vit të mbarë, të suksesshëm e plot dije për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit tanë!/lajmi.net/