Muhaxheri kritikon Abdixhikun për marrëveshjen me VV-në: Është dashtë me thirr Këshillin e Përgjithshëm

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka kritikuar kreun e partisë, Lumir Abdixhiku, lidhur me marrëveshjen e arritur me Lëvizjen Vetëvendosje për kandidatin për president. Në një prononcim për Indeksonline, Muhaxheri është pyetur për personalitetin e Bekim Sejdiut, i cili është propozuar si kandidat konsensual për president të Republikës së Kosovës. Ai tha…

Lajme

01/09/2026 13:58

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka kritikuar kreun e partisë, Lumir Abdixhiku, lidhur me marrëveshjen e arritur me Lëvizjen Vetëvendosje për kandidatin për president.

Në një prononcim për Indeksonline, Muhaxheri është pyetur për personalitetin e Bekim Sejdiut, i cili është propozuar si kandidat konsensual për president të Republikës së Kosovës.

Ai tha se nuk e konteston figurën e Sejdiut, por kritikoi mënyrën se si është marrë vendimi brenda partisë.

“Si figurë nuk e kontestoj. Është dashtë me thirr Këshillin e Përgjithshëm, aty me u diskutu”, ka deklaruar shkurt Muhaxheri.