Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, i dyshuar një shtetas rus

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Mal të Zi, ku tre persona janë vrarë në një poligon qitjeje në Danillovgrad. Sipas autoriteteve malazeze, policia është në kërkim të autorit, i cili dyshohet se është i armatosur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Drejtoria e Policisë ka publikuar të dhënat e Mihail Nikolajeviç…

Lajme

31/08/2026 23:34

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Mal të Zi, ku tre persona janë vrarë në një poligon qitjeje në Danillovgrad.

Sipas autoriteteve malazeze, policia është në kërkim të autorit, i cili dyshohet se është i armatosur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Drejtoria e Policisë ka publikuar të dhënat e Mihail Nikolajeviç Shabunin, 30 vjeç, shtetas rus, i cili dyshohet se ka kryer vrasjen e trefishtë duke përdorur armë zjarri.

Shabunin dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë” ndaj shtetasve të Podgoricës, N. K. 20 vjeç, dhe P. G. 24 vjeç, si dhe ndaj M. R. 67 vjeç, nga Danillovgradi.

“Policia po punon intensivisht për gjetjen dhe arrestimin e personit në fjalë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacion për të dyshuarin ose e vërejnë atë, të raportojnë të dhënat për vendndodhjen dhe lëvizjet e tij.

Policia thekson se informacioni për personin mund të jepet edhe në mënyrë anonime.

Drejtoria e Policisë ka apeluar te qytetarët që të ndihmojnë në lokalizimin e Shabuninit.

“U lutemi qytetarëve të ndihmojnë në lokalizimin e këtij personi, duke theksuar se çdo fshehje e informacionit për një person që është në kërkim përbën vepër penale”, thuhet në njoftimin e policisë.