Kurti zotohet t’i zgjidh problemet e pakicave, bashkë me komunat
Qeveria në detyrë ka kërkuar forcminin e bashkëpunimit me komunat për mbrojten e të drejtave të pakicave. Kjo u kërkua në takimin e kryeministrintnë detyrë Albin Kurti me shefat e zyrave komunale për komunitete dhe kthim. Kurti tha se sfidat ndryshojnë nga një komunitet te tjetri dhe nga një komunë të tjetra. Prandaj, këtu sipas…
Lajme
Qeveria në detyrë ka kërkuar forcminin e bashkëpunimit me komunat për mbrojten e të drejtave të pakicave.
Kjo u kërkua në takimin e kryeministrintnë detyrë Albin Kurti me shefat e zyrave komunale për komunitete dhe kthim.
Kurti tha se sfidat ndryshojnë nga një komunitet te tjetri dhe nga një komunë të tjetra.
Prandaj, këtu sipas tij luajnë një rol të rëndësishëm zyrat komunale.
“Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të komuniteteve nuk duhet të kuptohet vetëm përmes zbatimit të kornizës ekzistuese ligjore dhe institucionale, por edhe përmes përfitimeve që i kanë të gjithë qytetarët pa dallim. Pikërisht këtu qëndron një nga çështjet më të rëndësishme që është evidentuar edhe gjatë diskutimeve me komunitetet, në shumë raste sfida nuk lidhet me mungesën e të drejtave të garantuara, por me zbatimin e tyre në nivel praktik dhe lokal, dhe rrjedhimisht me dobinë që duhet ta kenë qytetarët. Në këtë drejtim, zyrat komunale për komunitete dhe kthim kanë një rol të rëndësishëm institucional…Kjo posaçërisht është e rëndësishme sepse një pjesë e madhe e çështjeve që lidhen me komunitetet shfaqet pikërisht në nivelin lokal. Arsimi, punësimi, qasja në shërbimet publike, të drejtat gjuhësore, shëndetësia, mbrojtja sociale, banimi, infrastruktura, dhe pjesëmarrja në vendimmarrje janë fusha ku nevojitet koordinim i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve. Natyra dhe intensiteti i këtyre sfidave ndryshojnë nga një komunitet te tjetri, dhe nga një komunë te tjetra. Për këtë arsye, nuk mund të ketë një qasje të njëjtë për të gjitha komunitetet dhe për të gjitha komunat”, tha Kurti.
Shefi I qeverisë në detyrë i përmendi edhe masat që nevojiten.
Ai e sheh si të rëndësishme që informacioni të mos ndalet në një nivel institucional, por të ekzistojë një rrjedhë e vazhdueshme ndërmjet komunave dhe institucioneve qendrore.
“Nevojiten masa të përgjithshme për problemet që përsëriten në disa komunitete, por njëkohësisht nevojiten edhe ndërhyrje të përshtatura sipas nevojave gjuhësore, socioekonomike, gjeografike, dhe kulturore të komuniteteve. Kjo kërkon që institucionet të kenë informata më të sakta për nevojat në terren, dhe të krijojnë mekanizma më të mirë për përcjelljen e zbatimit të politikave dhe të shërbimeve. Çështjet që identifikohen në nivel lokal shpesh kërkojnë angazhimin e më shumë se një institucioni. Për këtë arsye, është e rëndësishme që informacioni të mos ndalet në një nivel institucional, por të ekzistojë një rrjedhë e vazhdueshme ndërmjet komunave, institucioneve qendrore, dhe mekanizmave të tjerë përgjegjës.. Që kjo të funksionojë, nevojiten përgjegjësi të qarta, koordinim i rregullt, persona kontaktues dhe mekanizma të përshtatshëm për mbledhjen dhe administrimin e të dhënave”, tha Kurti.
Ndërsa, Zëvendëskryeministri për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka theksoi rëndësinë e Zyrave për Komunitete në adresimin e problemeve.
“Detyra jonë është që zbatimi i kësaj kornize të fuqizojë vazhdimisht, në mënyrë që të drejtat e garantuara të kenë ndikim konkret në jetën përditshme të qytetarëve. Sepse është e rëndësishme që një të drejtë të jetë i garantuar me kushtetutë dhe me ligj, por suksesi i vërtetë është kur qytetari mund të realizojë atë të drejtë aty ku jeton dhe atëherë kur i nevojitet. Pikërisht këtu zyra për komunitete ka një rol të rëndësishëm. Ju jeni në kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetet; i njihni nga afër nevojat lokale, vështirësitë e qytetarëve, por edhe fushat ku është arritur përparimi. Prandaj, zyrat për komunitete nuk duhet të jenë vetëm vend ku evidentohen problemet, ato duhet të jenë mekanizma funksionale lokale ku problemet identifikohen, adresohen tek institucioni përgjegjës për përcjelljen deri te trajtimi i tyre. Duhet të nënvizoj: në parim që konsideroj veçanërisht të rëndësishme realizimin e të drejtave dhe qasjen në shërbimet publike nuk duhet të varen nga komuna në të cilën jeton qytetari.. Për këtë, duhet të zvogëlojmë dallimet në kapacitete ndërmjet komunave, të ndajmë praktika të mira dhe të bëjmë punën e zyrave komunitare më funksionale, dhe të orientuar drejt rezultateve. Por ky nuk është përgjegjësi vetëm e komunave. Duhet të fuqizojmë koordinimin dhe rrjedhën e informacionit ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale. Problemet dhe nevojat që identifikohen në terren duhet të arrijnë tek institucioni përgjegjës”, tha Damka.