“E kemi vullnetin e mirë dhe mundësitë reale” – Kurti shprehet optimist para takimit të radhës me Abdixhikun
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përsëri sot do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Në këtë takim që është i disati me radhë, do të diskutohet për çështjen e Presidentin. Para takimit, Kurti për media është shprehur optimist në lidhje me rezultatin. “E kemi vullnetin e mirë, i kemi mundësitë reale.…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përsëri sot do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Në këtë takim që është i disati me radhë, do të diskutohet për çështjen e Presidentin.
Para takimit, Kurti për media është shprehur optimist në lidhje me rezultatin.
“E kemi vullnetin e mirë, i kemi mundësitë reale. Tash po ecim përpara siç po e shihni dhe urojmë që të arrijmë në marrëveshje”, ka thënë Kurti.
Në takimin e të shtunës, Kurti dhe Abdixhiku ka thënë se kanë biseduar për emra por që nuk e kanë përmendur një emër konkret se kush mund të jetë kandidat për President.
Ndërkohë, Kurti po e pret marrëveshjen për President edhe para se ta konstituoj Kuvendin ndonëse afati 30 ditor sipas PDK-së dhe Aleancës ka kaluar. /Lajmi.net/