Dy të akuzuarit për barrikadat në veri dënohen me burgim, Radosavljeviq 9 muaj dhe Dovrac 1 vit

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim ndaj dy të akuzuarve për vendosjen e barrikadave në veri në 2022-tën. Sipas këtij vendimi, Millosh Radosavljeviq është dënuar me nëntë muaj burgim, ndërsa Dushan Dovrac me një vit burgim. Në këtë proces gjyqësor janë gjashtë të akuzuar, ndërsa vendimi i fundit prek Radosavljeviqin dhe Dovracin. Të dy janë…

Lajme

31/08/2026 11:49

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim ndaj dy të akuzuarve për vendosjen e barrikadave në veri në 2022-tën.

Sipas këtij vendimi, Millosh Radosavljeviq është dënuar me nëntë muaj burgim, ndërsa Dushan Dovrac me një vit burgim.

Në këtë proces gjyqësor janë gjashtë të akuzuar, ndërsa vendimi i fundit prek Radosavljeviqin dhe Dovracin. Të dy janë shpallur fajtorë nga gjykata dhe ndaj tyre janë shqiptuar dënime me burgim.

Sot para gjykatës kanë qenë pesë nga gjashtë të akuzuarit, ndërsa ka munguar Nenad Orloviq, i cili ndodhet në Serbi.

Në muajin korrik kishte dështuar të mbahej seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarve për vendosjen e barrikadave.

Rasti ka të bëjë me vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës, gjatë periudhës së tensioneve të larta të sigurisë, kur rrugët kryesore në këtë pjesë të vendit u bllokuan duke vendosur  kamionë të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera dhe lëvizja e lirë e qytetarëve u pengua.

Kriza kishte nisur pas arrestimit të një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, ndërsa vendosja e barrikadave u shoqërua me kërkesa për lirimin e tij dhe kundërshtime ndaj veprimeve të institucioneve të Kosovës. /Lajmi.net/