Betohen anëtarët e rinj të KQZ-së

Sot, janë betuar anëtarët e rinj të Komisonit Qendror të Zgjedhjeve. Ky betim është bërë para Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiut. Anëtarët e rinj që u betuan janë Rashit Qalaj nga PDK, Hysen Durmishi e Violeta Emini-Salihu nga VV, Ilir Fetahu i LDK-së, Muharrem Nitaj nga Aleanca, Delvir Tairi nga komuniteti goran, si…

Lajme

31/08/2026 11:09

Sot, janë betuar anëtarët e rinj të Komisonit Qendror të Zgjedhjeve.

Ky betim është bërë para Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiut.

Anëtarët e rinj që u betuan janë Rashit Qalaj nga PDK, Hysen Durmishi e Violeta Emini-Salihu nga VV, Ilir Fetahu i LDK-së, Muharrem Nitaj nga Aleanca, Delvir Tairi nga komuniteti goran, si dhe Stefan Filipoviq.

Pas kësaj ceremonie, anëtarët e rinj nisin zyrtarisht ushtrimin e mandatit të tyre në KQZ.

Të njëjtit do të ushtrojnë detyrën e tyre zyrtarisht nga sot. /Lajmi.net/