Një grua ndjek fëmijët me sopatë dhe dëmton parkun në Prishtinë, dërgohet në mbajtje e dyshuara

Një rast i rëndë dhe i rrezikshëm ka ndodhur dje në Prishtinë. Një grua e dyshuar i ka sulmuar fëmijët me sopatë dhe e ka demoluar parkun, shkruan lajmi.net. Policia në vendngjarje ka takuar të dyshuarën nga e cila ka sekuestruar sopatën, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje. “Prishtinë / 30.08.2026 – 18:30. Është…

Lajme

31/08/2026 09:48

Një rast i rëndë dhe i rrezikshëm ka ndodhur dje në Prishtinë.

Një grua e dyshuar i ka sulmuar fëmijët me sopatë dhe e ka demoluar parkun, shkruan lajmi.net.

Policia në vendngjarje ka takuar të dyshuarën nga e cila ka sekuestruar sopatën, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 30.08.2026 – 18:30. Është pranuar informata se në një park të fëmijëve një grua e dyshuar ishte duke i sulmuar fëmijët me sëpatë dhe është duke e demoluar parkun. Njësia policore ka dalë në lokacion, ku ka takuar të dyshuarën femer kosovare nga e cila është sekuestruar një sëpatë. Me urdhër të prokurorit, e dyshuara, pas inicimit të rastit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/