Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar Përlleshin si një nga luftëtarët më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, duke vlerësuar qëndresën dhe sakrificën e tij për çlirimin e trojeve shqiptare.
“Ndue Përlleshi ishte prej atyre burrave që nuk e pranuan kurrë nënshtrimin. Ai zgjodhi rrugën e vështirë të qëndresës, duke e vendosur fatin e atdheut mbi jetën e tij”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas tij, shembulli i Ndue Përlleshit frymëzoi shumë patriotë shqiptarë, të cilët vazhduan rrugën e qëndresës dhe sakrificës për lirinë e trojeve shqiptare.
“Lavdi e përjetshme Ndue Përlleshit! Nderim për të gjithë ata që dhanë jetën për Shqipërinë dhe trojet shqiptare!”, ka përfunduar Haradinaj.