E dhimbshme: Nesër varroset Bajram Arifaj, i riu që vdiq pas aksidentit në Jashanicë

Bajram Arifaj nga Shtupeli i Klinës ndërroi jetë dje, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra në një aksident trafiku rreth dy javë më parë në fshatin Jashanicë. Familja Arifaj ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 31 gusht 2026, në orën 14:00. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet…

Lajme

30/08/2026 13:57

Bajram Arifaj nga Shtupeli i Klinës ndërroi jetë dje, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra në një aksident trafiku rreth dy javë më parë në fshatin Jashanicë.

Familja Arifaj ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 31 gusht 2026, në orën 14:00.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në Shtupel, në varrezat e Lagjes Bakaj.

Vdekja e tij ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të afërmit.