Sot mbahen homazhe në Malishevë për policin Altin Kryeziu

Sot në Malishevë do të mbahen homazhe në nderim të policit Altin Kryeziu, i cili humbi jetën nga plagët e marra pasi u godit nga një veturë derisa ishte në krye të detyrës. Sipas njoftimeve të mediave lokale, homazhet do të fillojnë në orën 19:30, në vendin ku kishte ndodhur aksidenti. Kryeziu ishte duke kryer…

Lajme

30/08/2026 08:46

Sot në Malishevë do të mbahen homazhe në nderim të policit Altin Kryeziu, i cili humbi jetën nga plagët e marra pasi u godit nga një veturë derisa ishte në krye të detyrës.

Sipas njoftimeve të mediave lokale, homazhet do të fillojnë në orën 19:30, në vendin ku kishte ndodhur aksidenti.

Kryeziu ishte duke kryer detyrën zyrtare kur u godit nga vetura. Pas disa ditësh trajtimi për plagët e marra, ai ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Familjarët, kolegët, miqtë dhe qytetarët janë ftuar të marrin pjesë në homazhe, për të nderuar jetën dhe sakrificën e policit dhe për të shprehur solidaritet me familjen e tij.

Postimi i plotë:

NESËR, SË BASHKU KUJTOJMË POLICIN, ALTIN KRYEZIUN

Më 30 gusht 2026, duke filluar nga ora 19:30, do të mbahen homazhe në vendin ku polici Altin Kryeziu u godit nga një veturë. Pas disa ditësh përballjeje me plagët e marra në aksident, Altini ndërroi jetë, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, kolegët, miqtë dhe gjithë komuniteti.

Altini ishte në krye të detyrës, duke shërbyer me përkushtim dhe duke u kujdesur për sigurinë e qytetarëve.

Nesër, pikërisht në vendin ku ndodhi ajo ngjarje e rëndë, do të mblidhemi për të nderuar jetën, sakrificën dhe kujtimin e Altinit.

Ftojmë të gjithë qytetarët, familjarët, miqtë, kolegët dhe bashkëvendësit që të bashkohen në këto homazhe, për t’i dhënë respektin e merituar Altinit dhe për të qenë pranë familjes së tij në këto momente të dhimbshme.

30.08.2026

19:30

Në vendin ku ndodhi aksidenti

Të bashkohemi për Altinin.

Të bashkohemi për ta nderuar kujtimin e tij.