U godit nga vetura, vdes këmbësori në Llabjan të Novobërdës

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Llabjan të Novobërdës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një vozitës, duke drejtuar veturën nga pakujdesia, ka goditur një këmbësor. Pas përplasjes, këmbësori është goditur edhe nga një veturë tjetër. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit, trupi…

Lajme

29/08/2026 09:07

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Llabjan të Novobërdës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një vozitës, duke drejtuar veturën nga pakujdesia, ka goditur një këmbësor. Pas përplasjes, këmbësori është goditur edhe nga një veturë tjetër.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkaq, “të dy vozitësit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.