Dogana zbulon mbi 54 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në Kullë
Dogana e Kosovës ka zbuluar mbi 54 mijë euro mjete monetare të padeklaruara gjatë një kontrolli në pikën kufitare të Kullës, në Pejë. Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit të një automjeti të përzgjedhur për ekzaminim në vijën e dytë, zyrtarët doganorë kanë gjetur para të gatshme në euro dhe valuta të huaja, transmeton lajmi.net.…
Lajme
Njoftimi i plotë:
Dogana e Kosovës zbulon mbi 54 mijë euro të padeklaruara në kufi
Pejë/Kulla, Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara gjatë një kontrolli të realizuar ne pike kalimin kufitar te Kulles.
Gjatë kontrollit të një automjeti të selektuar për ekzaminim në vijën e dytë, zyrtarët doganorë kanë gjetur para të gatshme në valutë të huaj dhe euro. Pas konvertimit të shumës së gjetur sipas kursit zyrtar, vlera totale e mjeteve monetare të padeklaruara ka rezultuar mbi 54 mijë euro.
Në përputhje me procedurat ligjore dhe udhëzimet e organit kompetent, është konfiskuar 25% e shumës së padeklaruar, në vlerë prej mbi 13,500 euro, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve është proceduar sipas procedurave.
Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët se, gjatë kalimit të kufirit, janë të obliguar të deklarojnë mjetet monetare në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, duke siguruar njëkohësisht zbatimin e drejtë dhe të barabartë të procedurave ligjore./lajmi.net/