Dua Lipa mbërrin në New York për 31-vjetorin, çanta e saj Chanel tërheq vëmendjen
Dua Lipa mbërriti në New York për të festuar ditëlindjen e saj të 31-të, duke tërhequr vëmendjen me stilin elegant dhe një çantë të madhe Chanel me vlerë rreth 6 mijë funtesh (rreth 6,950 euro). Këngëtarja u fotografua në aeroportin JFK me një veshje të thjeshtë, por elegante, të përbërë nga xhinse blu, bluzë e…
ShowBiz
Dua Lipa mbërriti në New York për të festuar ditëlindjen e saj të 31-të, duke tërhequr vëmendjen me stilin elegant dhe një çantë të madhe Chanel me vlerë rreth 6 mijë funtesh (rreth 6,950 euro).
Këngëtarja u fotografua në aeroportin JFK me një veshje të thjeshtë, por elegante, të përbërë nga xhinse blu, bluzë e bardhë, xhaketë blu të errët dhe syze dielli të zeza.
Çanta luksoze që mbante në dorë është pjesë e koleksionit Cruise 2027 të Chanel, i prezantuar në Biarritz të Francës, shkruan DailyMail.
Koleksioni shënon gjithashtu debutimin e Matthieu Blazy si drejtor kreativ i Chanel, pasi më parë drejtoi Bottega Veneta.Ndërkohë, ditëlindja e Duas u shënua edhe nga familjarët e saj.
Nëna e saj, Anesa Lipa, publikoi një fotografi të papublikuar më parë nga një prej festimeve të dasmës së këngëtares dhe i kushtoi asaj një urim emocionues, duke u shprehur se është shumë krenare për personin që është bërë.