Arsenal godet fort që në start të Premierligës – shënon fitore bindëse kundër Coventryt të Lampardit

Arsenali e ka nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri në Premier League, duke triumfuar 3-0 ndaj Coventryt në ndeshjen hapëse. “Topçinjtë” kaluan në epërsi në minutën e 15-të, kur Kai Havertz realizoi për 1-0, transmeton lajmi.net. Vetëm tetë minuta më vonë, Bukayo Saka dyfishoi epërsinë e vendasve, duke e çuar rezultatin në 2-0.…

Sport

21/08/2026 23:24

Arsenali e ka nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri në Premier League, duke triumfuar 3-0 ndaj Coventryt në ndeshjen hapëse.

“Topçinjtë” kaluan në epërsi në minutën e 15-të, kur Kai Havertz realizoi për 1-0, transmeton lajmi.net.

Vetëm tetë minuta më vonë, Bukayo Saka dyfishoi epërsinë e vendasve, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Arsenali vazhdoi dominimin edhe pas pushimit, ndërsa Martin Ødegaard shënoi në minutën e 49-të për 3-0, duke vulosur fitoren e skuadrës londineze.

Me këtë triumf, Arsenali e nis edicionin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, me një paraqitje bindëse dhe tri pikë në xhiron e parë./lajmi.net/