Behrami: Vendimi i 16 shtatorit po i shkakton ankth Kurtit
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka ngritur akuza ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke pretenduar se ai mund të synojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme gjatë muajit shtator. Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Behrami e ka lidhur këtë pretendim me vendimin që pritet të merret më 16 shtator në Gjykatën Speciale në…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka ngritur akuza ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke pretenduar se ai mund të synojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme gjatë muajit shtator.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Behrami e ka lidhur këtë pretendim me vendimin që pritet të merret më 16 shtator në Gjykatën Speciale në Hagë lidhur me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, një vendim i tillë nga institucionet, në një kohë kur Kosova nuk i ka të konsoliduara institucionet, do të mund të krijonte pasoja të rënda.
Behrami ka deklaruar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme bëhet nga presidenti, në konsultim me kryeministrin, dhe vetëm në rrethana të përcaktuara.
Ai pretendon se në rast të një vendimi lirues, masat e mundshme do të mund të synonin pengimin e tubimeve festive, ndërsa në rast të një vendimi dënues, sipas tij, mund të synohej parandalimi i protestave.
“Verdikti i 16 shtatorit po i shkakton ankth Albin Kurtit”, ka deklaruar Behrami, duke e cilësuar si shqetësuese mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në një situatë kur institucionet nuk janë të konstituuara./lajmi.net/