Ukraina kërkon forcimin e mbrojtjes ajrore me raketa, Zelensky telefonatë me kreun e NATO-s, Mark Rutte

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me mundësinë që Kievi të sigurojë më shumë raketa interceptuese për forcimin e mbrojtjes së tij kundërajrore. Ai theksoi se është thelbësore të hiqen të gjitha pengesat burokratike dhe të merren vendimet e…

Bota

05/08/2026 20:29

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me mundësinë që Kievi të sigurojë më shumë raketa interceptuese për forcimin e mbrojtjes së tij kundërajrore.

Ai theksoi se është thelbësore të hiqen të gjitha pengesat burokratike dhe të merren vendimet e nevojshme politike.

Nga ana e tij, Rutte deklaroi pas bisedës se është në diskutime me aleatët e NATO-s për mënyrën se si mund të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës mbrojtjen ajrore që i nevojitet “urgjentisht”.