Abdixhiku e thotë qartë që o Presidentin o zgjedhjet: Nuk kemi apetit për kryetar të Kuvendit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit që kanë mbajtur me kryetarin e VV-së, njëherit kryeministër në detyrë i Kosovës. Ai ka thënë se me vullnet të mirë dhe respektim të plotë të rezultatit dhe angazhimit të tyre për të shmangur zgjedhjet e reja, respektojnë interesin e LDK-së dhe Kosovës që ka nevojë për…

Lajme

04/08/2026 21:37

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit që kanë mbajtur me kryetarin e VV-së, njëherit kryeministër në detyrë i Kosovës.

Ai ka thënë se me vullnet të mirë dhe respektim të plotë të rezultatit dhe angazhimit të tyre për të shmangur zgjedhjet e reja, respektojnë interesin e LDK-së dhe Kosovës që ka nevojë për stabilitet institujcional.

“Ishte takim i mirë, i mbarë ku diskutuam tema të ndryshme. Do të përpiqemi edhe në vazhdim të kemik diskutime më të detajuara. Ne qëndrojmë brenda aprimeve që tashmë dihen. Na duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që të ruhet stabiliteti ]institucionalm, të ketë balancë demolkratike brenda institucioneve dhe këtu LDK duhet të jetë e përfaqësuar”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë takimet me vullnet të mirë dhe nëse nuk bëjnë asgjë zgjedhjet do të jenë të garantuara.

“Nuk kemi fol për emra konkret, nëse deri me 6 gusht nuk bëhet zgjidhje kemi kërkuar që të vazhdohet konstituimi i Kuvendit. Ne nuk kemi apetit për pozitën e kryetarit të Kuvendit sepse është figurë ceremoniale që duhet të përfaqësohet siç e thotë Kushtetuta me propozimin e partisë së parë.  Kosova ka shumë probleme, sfida përpara dhe duhet ti japim zgjidhje konkrete Për marrëveshje të mirë, LDK i ka të gjitha votat, për marrlëveshje jo të mirë nuk e ka as votën time.”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/