U ndëshkua me të kuq, vjen reagimi i Fernandezit: Gara nuk është vetëm për të fituar
Enzo Fernandez ka reaguar pas finales së madhe të Kupës së Botës 2026, ku Argjentina u mposht nga Spanja me rezultat 1:0. Mesfushori argjentinas ishte një nga protagonistët e ndeshjes, por në mënyrë negative, pasi u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak në minutat vendimtare…
Sport
Enzo Fernandez ka reaguar pas finales së madhe të Kupës së Botës 2026, ku Argjentina u mposht nga Spanja me rezultat 1:0.
Mesfushori argjentinas ishte një nga protagonistët e ndeshjes, por në mënyrë negative, pasi u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak në minutat vendimtare të finales.
Pas përfundimit të turneut, Fernandez publikoi një mesazh emocional, duke theksuar krenarinë për përfaqësimin e Argjentinës dhe falënderimin për tifozët.
“Me kalimin e kohës kupton se ka diçka shumë më të madhe se një rezultat. Për vite me radhë, ky grup ka përfaqësuar vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme”, shkroi Fernández.
Ai theksoi se futbolli nuk ka të bëjë vetëm me fitoret, por edhe me përkushtimin dhe sakrificën për fanellën.
“Gara nuk është vetëm për të fituar, por për të dhënë gjithçka për fanellën dhe për të mos u dorëzuar kurrë. Të jem pjesë e këtij grupi, që gjithmonë është ngritur, ka luftuar deri në fund dhe i ka mbrojtur këto ngjyra me krenari, përulësi dhe përkushtim, është diçka që do ta çmoj gjithmonë”, shtoi ai.
Fernandez falënderoi edhe tifozët argjentinas për mbështetjen e vazhdueshme.
“Dua t’i falënderoj të gjithë tifozët argjentinas. Faleminderit që keni qenë gjithmonë pranë nesh, për përkrahjen në çdo ndeshje dhe për dashurinë që na keni dhënë.”
Argjentina humbi finalen e Botërorit ndaj Spanjës me rezultat 1:0, me golin vendimtar të Ferran Torres në vazhdime, ndërsa Enzo Fernández e mbylli ndeshjen para kohe pas kartonit të kuq.
“Të vesh fanellën e vendit tim është nderi më i madh i karrierës sime dhe do të vazhdoj të jap gjithçka sa herë që të më jepet mundësia ta mbroj atë”, përfundoi mesazhin e tij mesfushori i Argjentinës.