Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
Kryeministri britanik në dorëheqje, Sir Keir Starmer, ka marrë dhuratë një revole të personalizuar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë samitit të NATO-s. Arma, në të cilën ishte gdhendur emri i Starmerit, ishte pjesë e një serie dhuratash të ngjashme që iu dhanë liderëve të shteteve pjesëmarrëse në samit. Megjithatë, revolja nuk është sjellë…
Bota
Kryeministri britanik në dorëheqje, Sir Keir Starmer, ka marrë dhuratë një revole të personalizuar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë samitit të NATO-s.
Arma, në të cilën ishte gdhendur emri i Starmerit, ishte pjesë e një serie dhuratash të ngjashme që iu dhanë liderëve të shteteve pjesëmarrëse në samit.
Megjithatë, revolja nuk është sjellë në Mbretërinë e Bashkuar dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e zyrtarëve britanikë në Turqi. Ajo pritet të çaktivizohet para se të dërgohet në Britani.
Edhe pse presidenti Erdogan hoqi kufizimet për eksportin e dhuratës, arma mbeti në Turqi pasi importimi i një arme funksionale në Mbretërinë e Bashkuar është i ndaluar me ligj.
Zyra e kryeministrit britanik nuk ka publikuar fotografi të revoles, raporton BBC.
Gjatë samitit, Starmer dhe Erdogan nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, e cila synon të forcojë shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës mes dy vendeve.
Pas përfundimit të samitit, Starmer deklaroi se aleanca doli më e fortë dhe më e bashkuar nga takimi.
“Ky ka qenë një samit i mirë. Arritëm atë që synonim, unitetin. Është jashtëzakonisht e rëndësishme ta kemi atë, veçanërisht në kohën kur po zhvillohen konfliktet në Ukrainë dhe Iran”, tha ai.