Argjentina përmbys dhe eliminon Egjiptin në një dramë me 5 gola dhe kualifikohet në çerekfinale

Ndeshja e fazës së eliminimit direkt dhuroi një nga përmbysjet më të çmendura të këtij Botërori, ku Argjentina mposhti Egjiptin 3-2. Pjesa e parë foli e tëra për “Faraonët”, të cilët kaluan në avantazh me golin e Yasser Ibrahim në minutën e 15-të, duke bërë që kampionët në fuqi ta gjenin veten në disavantazh për…

Sport

07/07/2026 20:15

Ndeshja e fazës së eliminimit direkt dhuroi një nga përmbysjet më të çmendura të këtij Botërori, ku Argjentina mposhti Egjiptin 3-2.

Pjesa e parë foli e tëra për “Faraonët”, të cilët kaluan në avantazh me golin e Yasser Ibrahim në minutën e 15-të, duke bërë që kampionët në fuqi ta gjenin veten në disavantazh për herë të parë në këtë turne.

Argjentina pati shansin të barazonte shpejt, por portieri Mostafa Shobeir priti penalltinë e Lionel Messit në minutën e 21-të.

Në pjesën e dytë, Egjipti dyfishoi shifrat në 0-2 me anë të Mostafa Ziko (67′) pas një kundërsulmi të shpejtë, duke e çuar Argjentinën buzë eliminimit.

Mirëpo, reagimi i agjentinasit ishte i furishëm: Cristian Romero ngushtoi diferencën me kokë në minutën e 79-të pas asistimit të Messit, ndërsa vetë kapiteni barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 83-të me një “volej” spektakolare.

Përmbysjen e madhe dhe kualifikimin dramatik për në çerekfinale e vulosi Enzo Fernandez në minutën e 92-të të shtesës, duke shfrytëzuar mjaft mirë një krosim nga Lautaro Martinez.

Në çerekfinale Argjentina do të përballet me fituesin mes Zvicrës dhe Kolumbisë. Kushdo që kalon nga ajo përballje do të ketë përballë kampionët në fuqi në fazën tjetër.