Ahmeti për rezultatin e zgjedhjeve: Është dështim i VV-së

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit gjatë paraqitjes së tij në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova. Ai vlerësoi se Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar në mobilizimin e elektoratit, pavarësisht se sipas tij ndodhej në një pozitë më të favorshme. “Dështimi i Lëvizjes e Vetëvendosje është absolutisht në…

Lajme

09/06/2026 19:17

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit gjatë paraqitjes së tij në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Ai vlerësoi se Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar në mobilizimin e elektoratit, pavarësisht se sipas tij ndodhej në një pozitë më të favorshme.

“Dështimi i Lëvizjes e Vetëvendosje është absolutisht në mosmobilizimin e votave, kanë qenë në një situatë shumë më të mirë. Nuk e di a kanë mundur ta ndalin vendin mos me shku në zgjedhje, sepse nuk e di çfarë është dashur të bëhet, tha ai.

Lidhur me këtë rezultat, Ahmeti e ka konsideruar si dështim të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se tani janë në situatë më të pafavorshme se që kanë qenë me 28 dhjetor.

“Por, dështim është i Lëvizjes Vetëvendosje. Janë në situatë më të pafavorshme se që kanë qenë me 28 dhjetor, nuk e di a munden ndonjëherë ta përsërisin atë rezultat”, tha ai.