Palatova viziton Qendrën e Numërimit në Prishtinë: Numërimi i votave dhe certifikimi i rezultateve janë të gjitha pjesë e integritetit të zgjedhjeve
Palatova viziton Qendrën e Numërimit në Prishtinë: Integriteti i zgjedhjeve varet edhe nga numërimi dhe certifikimi i rezultateve Shefja në detyrë e Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka vizituar të martën Qendrën e Numërimit Komunal të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë, transmeton lajmi.net. Në këtë vizitë, ajo shoqërohej nga Jonathan Hargreaves, në kuadër…
Lajme
Palatova viziton Qendrën e Numërimit në Prishtinë: Integriteti i zgjedhjeve varet edhe nga numërimi dhe certifikimi i rezultateve
Shefja në detyrë e Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka vizituar të martën Qendrën e Numërimit Komunal të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë, transmeton lajmi.net.
Në këtë vizitë, ajo shoqërohej nga Jonathan Hargreaves, në kuadër të Vëzhgimit Diplomatik të koordinuar nga Bashkimi Evropian për procesin zgjedhor në Kosovë.
Palatova theksoi rëndësinë e fazës së numërimit dhe certifikimit të rezultateve, duke vlerësuar pjesëmarrjen e akterëve të ndryshëm në proces.
“Numërimi i votave dhe certifikimi i rezultateve janë të gjitha pjesë e integritetit të zgjedhjeve. Jam e lumtur që shoh partitë politike dhe vëzhguesit e organizatave të shoqërisë civile të angazhuar në proces”, ka deklaruar ajo.
Vizita u zhvillua në kohën kur po vazhdon procesi i numërimit të votave në qendrat komunale të numërimit, pas mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në Kosovë.