Afro 30 për qind e vendvotimeve të procesuara në Mitrovicë të Jugut – Arian Tahiri më shumë vota se Bedri Hamza
Janë procesuara 28 për qind e vendvotimeve në Mitrovicë të Jugut, për kandidatët për deputetë. Befasia në këtë komunë është tek Partia Demokratike e Kosovës, transmeton lajmi.net. Numri 5 i PDK-së, Arian Tahiri deri më tani është më i votuari në këtë parti, më shumë vota edhe se kryetari dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza.…
Lajme
Janë procesuara 28 për qind e vendvotimeve në Mitrovicë të Jugut, për kandidatët për deputetë.
Befasia në këtë komunë është tek Partia Demokratike e Kosovës, transmeton lajmi.net.
Numri 5 i PDK-së, Arian Tahiri deri më tani është më i votuari në këtë parti, më shumë vota edhe se kryetari dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza.
Tahiri ka 1829 vota, kurse Hamza ka 1814 vota. Pas tyre vijnë Përparim Gruda me 1527 vota dhe Uran Ismaili me 1123 vota./lajmi.net/
