Hamza uron Kurban Bajramin nga BIK: Festë e solidaritetit dhe sakrificës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza me bashkëpartiakë kanë zhvilluar një vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit. Pas pritjes nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, Hamza tha se kjo është një ditë që i bashkon të njerëzit. “Shfrytëzoj rastin që gjithë besimtarëve të besimit islam t’u…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza me bashkëpartiakë kanë zhvilluar një vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Pas pritjes nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, Hamza tha se kjo është një ditë që i bashkon të njerëzit.
“Shfrytëzoj rastin që gjithë besimtarëve të besimit islam t’u uroj këtë festë të solidaritetit, sakrificës, një ditë e veçantë që njerëzit i bashkon, njerëzit shkojnë për të uruar njëri-tjetrin, kështu ka qenë, kështu do të jetë dhe kështu duhet me qenë edhe në të ardhmen. Është kënaqësi që isha këtu dhe gjithë familjeve në Kosovë u uroj shëndet, begati dhe mirëqenie”, tha ai.