Ministri i Mbrojtjes i Greqisë nesër në Tiranë – kjo është agjenda

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, pritet të vizitojë Shqipërinë të hënën. Sipas burimeve diplomatike, ardhja e tij ka në agjendë një vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes, ku do të takohet me homologun e tij, Ermal Nufin. Më pas, ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa më tej do të zhvillohet një…

Lajme

24/05/2026 16:06

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, pritet të vizitojë Shqipërinë të hënën. Sipas burimeve diplomatike, ardhja e tij ka në agjendë një vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes, ku do të takohet me homologun e tij, Ermal Nufin.

Më pas, ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa më tej do të zhvillohet një drekë pune në rezidencën kryeministrore.

Ndërkohë, pasdite Dendias do të takohet me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin.