Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet më herët se sa ishte paralajmëruar
Edhe pse në fillim të këtij rrugëtimi televiziv u paralajmërua se reality show këtë vit do të zgjaste plot 100 ditë, duket se planet në produksion kanë ndryshuar dhe po i kthehen modelit të sezoneve të mëparshme. Burime të sigurta për Prive By Liberta Spahiu bëjnë të ditur se “Ferma VIP” pritet të mbyllet më herët,…
ShowBiz
Edhe pse në fillim të këtij rrugëtimi televiziv u paralajmërua se reality show këtë vit do të zgjaste plot 100 ditë, duket se planet në produksion kanë ndryshuar dhe po i kthehen modelit të sezoneve të mëparshme.
Burime të sigurta për Prive By Liberta Spahiu bëjnë të ditur se “Ferma VIP” pritet të mbyllet më herët, duke zgjatur rreth 80 e ca ditë në total, një kohëzgjatje e ngjashme me edicionet e kaluara.
Sipas informacioneve që po qarkullojnë, data e finales së madhe pritet të jetë në mesin e muajit qershor, ku 15 qershori ose 19 qershori përmenden si opsionet kryesore për mbrëmjen kur do të ndahet edhe çmimi i madh.
Vendimi për ta përmbyllur më herët programin thuhet se lidhet edhe me një arsye strategjike: nisja e sezonit të verës dhe, mbi të gjitha, ethet e Kampionatit Botëror të Futbollit, që tradicionalisht “rrëmben” vëmendjen e audiencës dhe i mban shikuesit para ekranit.
Duke pasur parasysh këtë, produksioni duket se ka zgjedhur të mbyllë spektaklin në një moment kur shikueshmëria është në kulm, duke i lënë “fermerët” dhe publikun të shijojnë finalen përpara se vëmendja të zhvendoset pothuajse tërësisht tek sporti.