Osmani e zbulon se VV tentoi të ndryshoj tekstin e marrëveshjes për Bordin e Paqes: Nga Guxo më kanë treguar se Kurti ka thënë se ka qenë gabim i madh që jam ulur në tryezë me Trumpin
Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj qasjes së kryeministrit Albin Kurti lidhur me pjesëmarrjen e saj në konferencën për Bordin e Paqes, ku ishte i pranishëm edhe presidenti amerikan, Donald Trump. Deklaratat Osmani i bëri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, në një paraqitje të përbashkët me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku,…
Lajme
Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj qasjes së kryeministrit Albin Kurti lidhur me pjesëmarrjen e saj në konferencën për Bordin e Paqes, ku ishte i pranishëm edhe presidenti amerikan, Donald Trump.
Deklaratat Osmani i bëri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, në një paraqitje të përbashkët me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas bashkimit të tyre politik për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton lajmi.net.
“Aty ka pasur tendenca për pengesa për marrëveshjen për Bordin e Paqes. Ka pasur një tendencë të paprecentë, të natyrës që donin në Kuvend ta ndryshonin tekstin e marrëveshjes e cila lëre që është në kundërshtim të plotë me të drejtën dhe praktikën ndërkombëtare dhe është e paprecendetë që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Kosovës. Është qesharake, është padituri e përmasave që unë nuk e kam parë, e as lexuar asnjëherë askund”, tha Osmani.
Kandidatja shtoi se kishte ftuar kryeministrin Kurti për të diskutuar çështjen, por reagimi i tij sipas saj ishte i gabuar dhe absurd.
“Përkundër faktit që unë e kam ftuar në takime Kurtin që të bisedojmë për një gjë të tillë. Unë jam informuar nga grupi parlamentar i GUXO-s dhe ata kanë thënë se ai ka thënë se ka qenë i gabim madh që Vjosa Osmani është ulur në atë tryezë me Donald Trump. Sepse sipas tyre qenka dashur që ne mos të dukemi aty dhe që të jemi komplet jashtë radarit të SHBA-së”, tha Osmani.
Ajo theksoi rëndësinë e mbështetjes amerikane për Kosovën, duke e konsideruar këtë administratë si më proaktive dhe më përkrahëse për vendin që nga viti 2008.
“Kjo administratë e SHBA-së është më pro Kosovës që vendi ka pasur të paktën që nga viti 2008 e tutje”, përfundoi Osmani, duke nënvizuar nevojën për respekt dhe bashkëpunim në marrëveshje që lidhen me interesin kombëtar./lajmi.net/