Haziri: LDK hap listën për të gjithë rugovistët dhe besimtarët e Republikës – Është koha për mobilizim qytetar që t;i shtohet vlera demokracisë
Ish-deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka shkruar në lidhje me bashkimin e LDK-së me Vjosa Osmanin. Ai ka thënë se është koha për mobilizim qytetar për t’ia shtuar vlerën demokracisë dhe funksionimit të shtetit! “LDK hap listën për të gjithë rugovistët dhe besimtarët e Republikës. Për qytetarë që e duan Kosovën kudo që jetojnë ata.…
Lajme
Ish-deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka shkruar në lidhje me bashkimin e LDK-së me Vjosa Osmanin.
Ai ka thënë se është koha për mobilizim qytetar për t’ia shtuar vlerën demokracisë dhe funksionimit të shtetit!
“LDK hap listën për të gjithë rugovistët dhe besimtarët e Republikës. Për qytetarë që e duan Kosovën kudo që jetojnë ata. Liria, Pavarësia dhe Demokracia u takon të gjithëve dhe sot, mbi të gjitha, duhet mobilizim qytetar për t’ia shtuar vlerën demokracisë dhe funksionimit të shtetit”, ka shkruar Haziri.
Ai ka thënë se besojnë në familje, Republikë e Zot.
“LDK, besë dhe shpresë për Kosovën! Republika, mbi të gjithë!”, ka shtuar Haziri. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: